HISTORIA

Ne kemi besuar gjithmonë se të shërbesh kafenë më të mirë do të thotë përzierje ekspertizash dhe shije kokrrash kafeje nën firmën e Segafredo Zanettit. Ishte kjo bindje që nisi themelimin e “KLAR Shpk” në 2005 si një Distributor të Autorizuar të Segafredo Zanettit në Shqipëri dhe që sot është një nga liderat në tregun e kafesë.

FILOZOFIA JONË

Të sigurojmë një shërbim profesional, efikas dhe kosto efektive, duke iu përgjigjur të gjitha nevojave të klientëve tanë dhe duke ofruar produkte me cilësi të garantuar.

E lindur nga pasioni i vërtetë, kafeja më autentike!

BRANDI "SEGAFREDO ZANETTI"

Segafredo Zanetti është lideri i tregut Italian. Segafredo Zanetti dhe Sistemi i kafesë Segafredo Zanetti janë pjesë e Grupit të Pijeve Massimo Zanetti is cili e nisi aktivitetin e tij nga themeluesi Massimo Zanetti në 1970 me blerjen e Segafredos në Bolonja dhe ka vijuar me përhapjen që prej vitit1980, si fillim në Portugali, Francë dhe Austri e më pas në Amerikën e Jugut.

FILOZOFIJA JONË

Tejkalimi i pritshmërive të secilit klient duke i ofruar një shërbim të përpiktë dhe me fleksibilitet të rritur. Ne jemi të vendosur për të siguruar që konsumatorët tanë të marrin shërbimin më efektiv dhe profesional të garantuar nga ekspertët dhe përkushtimi i punonjësve tanë. Kjo është arritur duke qenë në vendndodhje ku është menaxhuar kontakti me klientin, duke siguruar suport teknik, duke zgjidhur çdo problem teknik që mund të gjendet pasi ka nisur bashkëpunimi, duke ruajtur në këtë mënyrë një marrëdhënie afatgjatë dhe të suksesshme. Gamë shumë e gjerë përzierjesh, shërbim klienti, kualiteti I shërbimit janë vlerat që na bëjnë ne unikë. Stafi profesional dhe me eksperiencë transmeton qëllimet dhe vlerat tona dhe zbaton strategjinë tonë në qytetet më me rëndësi të Shqipërisë duke e bërë “Klar Shpk” një distributorët lider në vendin tonë.

NJË SHIJE SI ASNJË TJETËR

Close Menu